Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

OLD TRAFFORD

Matthijs de Ligt zyrtarisht i Manchester Unitedit

Matthijs de Ligt zyrtarisht i Manchester Unitedit


13 August, 2024 @21:25

Mbrojtësi me përvojë i Holandës, Matthijs de Ligt është anëtar më i ri Manchester Unitedit. De Ligt bashkë me Noussair Mazraouin kanë luajtur për Erik ten Hagun derisa ky kishte drejtuar Ajaxin më parë. Manchester United për dyshen e Bayernit do të paguajë rreth 60 milionë euro.

De Ligt, që u zyrtarizua sonte si lojtar i ri i Manchester Unitedit është 25 vjeçar dhe përkundër pritjeve të shumta nga ai pas stinorit të mrekullueshëm 2018/19 me Ajaxin, ai nuk arriti të mbajë ritmin as në Juventus për tre stinorë, as te Bayerni në dy stinorët e fundit - edhe pse kishte hapësirë te të dyja skuadrat.

Ekipi i madh i radhës për qendërmbrojtësin holandez, Manchester United me trajnerin që e njeh nga rinia. Mundësi për ndryshim, tani në “Old Trafford”.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League