Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SPEKULIMET E MEDIAVE EVROPIANE

Ditari i transfereve, 15 gusht

Ditari i transfereve, 15 gusht


15 August, 2024 @12:14

Kur kanë mbetur edhe maksimalisht dy ditë për nisur edhe ligat më të forta të Evropës në futboll, afati kalimtar i futbollistëve ka marr hov, ndërsa skuadrat po bëjnë bisedime për transferet e mundshme, për të cilët kanë të drejtë deri në fund të këtij muaji.

Nga ato, më interesantet Napoli po kërkon mundësinë që të huazojë mesfushorin e Manchester Unitedit Scott McTomminay ka shkruar The Times. Në anën tjetër, West Ham United po shikon mundësinë për sulmues dhe i ka vënë syrin sulmuesit të Romës, Tammy Abraham.

Christian Eriksen është gati për të dalë nga Manchester United. Sipas Sky Sports United është duke pritur ofertat për danezin, të cilit kontrata i përfundon vitin tjetër me klubin.

Chelsea është riaktivizuar në kërkim të Victor Osimhenit nga Napoli dhe sipas The Sunit anglez, Antonio Conte trajner i Napolit si këmbim po kërkon Romelu Lukakun dhe Cesare Casadein për sulmuesin nigerian të ekipit.

Gazzetta dello Sport ka bërë të ditur që Juventus i ka bërë gati 55 milionë euro për Teun Koopmeinersin e Atalantës dhe pas Superkupës së Evropës bisedimet do të intensifikohen për realzim përfundimtar të transferit.

Mundo Deportivo ka folur për telashet financiare të Barcelonës dhe tani në artikullin e botuar ka bërë të ditur se ekipi duhet patjetër të lirohet nga Mika Faye, Clement Lenglet por edhe Vitor Roque.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League