Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EPOKA PAS KLOPPIT: LIVERPOOL FILLON ME FITORE

Salah me rekord të Premier Ligës, Slot debuton me fitore

Fotot: Liverpool/ fb

Salah me rekord të Premier Ligës, Slot debuton me fitore


17 August, 2024 @15:15

Mohamed Salah është bërë rekorder i Premier Ligës në gola të shënuara në ndeshjen e parë të stinorit, duke e shënuar të nëntën në nëntë fillime të stinorit për ekipin e tij, ndërsa Liverpool ka nisur stinorin me fitore ndaj Ipswich Townit të kthyer në Premier Ligë.

Vendasit nisën shumë mirë ndeshjen dhe nuk i dhanë mundësi as për goditje mysafirëve në pjesë të parë. Mirëpo, në pjesë të dytë një Liverpool shumë më i guximshën në fushë gjeti golat shpejt, derisa Diogo Jota shënoi të parën, para se Mohamed Salah të vulosë fatin e ndeshjes Ipsëich 0-2 Liverpool [Jota 60’, Salah 65’] dhe t’i jep nismë të mbarë trajnerit të ri të ekipit, Arne Slot.

Diogo Jota

Në xhiron e radhës Liverpool pret Brentfordin në shtëpi, ndërsa Ipswichi e pret edhe një duel i vështirë, ndaj Manchester Cityt si mysafir, që për trajnerin Kieran McKenna do të thotë edhe një detyrë e vështirë në nismë të stinorit.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League