Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DUELI I TRAJNERËVE SPANJOLLË!

Zëvendësuesi Durán i sjell fitoren Aston Villës

Zëvendësuesi Durán i sjell fitoren Aston Villës


17 August, 2024 @20:34

Jhon Durán që u fut në lojë në vend të Ollie ëatkinsit në minutën e 62-të të ndeshjes ka shënuar golin e fitores për Aston Villën, për t’i dhënë nismë të mbarë ekipit të Unai Emeryt në stinorin e ri të Premier Ligës, në një mysafirllëk të vështirë ndaj West Ham Unitedit sonte, 1-2 [Paqueta 37’ - Onana 4’, Duran 79’].

Te West Ham United në bankë debutoi spanjolli Julen Lopetegui, mirëpo në pjesë të dytë Aston Villa me ndërrime bëri dallimin për të shkuar te fitorja dhe për vazhdimin e formës së mirë të ekipit që ka siguruar Ligën e Kampionëve nga stinori i kaluar. Debutuesi i ardhur nga Evertoni Andre Onana i dha avantazhin fillimisht ekipit nga Birminghami, ndërsa pas barzimit nga penalltia për vendasit me Lucas Paquetën, ka qenë kolumbiani Duran që ka festuar me - “unë jam këtu”, dhe disi për t’i dhënë fund spekulimeve për transfer të mundshëm.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League