Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GENOA BARAZON KREJT NË FUND!

Golat e Thuramit s’mjaftojnë, Genoa ndal Interin

Foto: Genoa/ fb

Golat e Thuramit s’mjaftojnë, Genoa ndal Interin


17 August, 2024 @20:40

Kampioni i Italisë Inter është ndalur në ndeshjen e parë të stinorit të ri nga Genoa, duke barazuar 2-2 [Vogliacco 20’, Messias 90’+5 - Thuram 30’, 82’].

Marcus Thuram

Pas epërsisë fillestare të vendasve, Inter reagoi me Marcus Thuramin, që thuajse solli fitoren e ekipit me golin e shënuar në minutën e 82-të të ndeshjes, por krejt në fund, një penallti e akorduar për vendasit, u konvertua në gol nga Jr Messias pasi që ai shënoi në tentimin e dytë të dëbuar nga portieri i Interit Yan Sommer që ia mbrojti penalltinë!

Inter Xi

Kristjan Asllani luajti prej minutës së 86-të të ndeshjes te Inter i Simone Inzaghit, derisa Genoa e Alberto Gilardinos nxorri pikë jashtëzakonisht të rëndësishme që në fillimt të stinorit ndaj kampionit.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A