Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TRAJNER I RI NË "SAN SIRO"

Milan zyrtarizon trajnerin e ri

Foto: ACMilan/ fb

Milan zyrtarizon trajnerin e ri


13 June, 2024 @12:34

Me kontratë tre vjeçare në xhep, trajneri i deritashëm i Lille-it në Ligue 1, Paulo Fonseca i kthehet elitës së futbollit italian.

Portugezi 51 vjeç, Paulo Fonseca, është zyrtarisht trajner i ri i AC Milanit dhe klubi i ka uruar mirë se ardhje trajnerit të ri të tyre.

“Paulo Fonseca i bashkohet ekipit tonë si kryetrajner me kontratë 3 vjeçare. Jemi të lumtur të nisim aventurën e re të përbashkët. Mirë se vjen mister!” - ka shkruar AC Milan në njoftim.

Fonseca njeh mirë Serie A-në, pasi që për dy vjet ka punuar te Roma para se të shkonte te Lille, ku kishte lojtar edhe Edon Zhegrovën. Me ardhjen e Fonsecës në klub, rossonerët përfundimisht janë ndarë nga Stefano Pioli me të cilin punuan 5 vjet, pas një mori ndërrime të trajnerëve.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A