COPPA ITALIA | JUVENTUS TRIUMFON NDAJ ATALANTËS
Juventusi fiton Kupën e Italisë
15 May, 2024 @23:10
Rekord-kampioni dhe rekord-fituesi i Kupës së Italisë, Juventus ka fituar sonte për të 15-tën herë Coppa Italia për të shtuar dallimin në listën e trofeve ndaj skuadrave tjera italiane. Pas dy vitesh dominimi të Interit në Kupë, Juventus i Massimiliano Allegrit përfundon stinorin me një trofe, duke fituar Kupën sonte, pasi që mposhtën Atalantën minimalisht përmes një goli të hershëm në “Olimpico” të Romës.
Ka qenë serbi Dusan Vlahovic që ka shënuar gol në minutën e katërt të ndeshjes për bianconerët që festuan në fund trofeun, 0-1. Te Atalanta nga minuta e parë e ndeshjes ka luajtur mbrojtësi dhe kapiteni i Shqipërisë, Berat Djimsiti, ndërsa mori edhe një karton të verdhë në minutën e 78. të duelit.
Vlahovic Open GOAL vs Atalanta
— ETIHAD SPORTS (@EtihadSportsHD) May 15, 2024
Assist: #Cambiaso#Atalanta #CoppaItalia #Juventus
pic.twitter.com/g2QIbg9v6j