Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MBROJTËSI KUQEZI DREJT ITALISË!

Mario Mitaj ka çmimin dhe është në radar të Juventusit

Mario Mitaj në duelin Suedia-Shqipëria/ Foto: FSHF

Mario Mitaj ka çmimin dhe është në radar të Juventusit


30 March, 2024 @2:36

Rekord-kampioni i Italisë, Juventus, është duke e shqyrtuar seriozisht marrjen e krahut të majtë të kombëtares shqiptare, Mario Mitaj.

Futbollisti që tashmë ka thuajse të betonuar pozitën e tij nën drejtimin e Sylvinhos në kombëtaren shqiptare dhe ka të sigurt emrin në listë për EURO 2024, sipas TuttoSport është në radar të Juventusit.

Bianconerët po shikojnë mundësinë e blerjes së 20 vjeçarit, që aktualisht është pjesë e ekipit rus, Lokomotiva Moska. I lindur në Athinë, mbrojtësi 180 centimetra i gjatë në Transfermarkt vlerësohet rreth 1.5 milionë euro.

Mario Mitaj

Mirëpo, duke ditur që ka kontratë deri më 30 qershor të vitit 2027 me moskovitët dhe interesimin që po bëhet për lojtarin, TuttoSport ka vlerësuar se oferta prej 8 deri në 10 milionë euro nga “Zonja e vjetër” do të ishte e parefuzueshme për Lokomotivën.

Për më tepër, TuttoSport ka theksuar edhe fjalët e Sylvinhos në paraqitjen e Mitajt ndaj Suedisë, ku braziliani tha: “Mario Mitaj për mua ka qenë ndër më të mirët në fushë. Ai ka pasur përballë lojtarë që luajnë në ekipe si Tottenham dhe Neëcastle. Përkundër kësaj, ai ka treguar lojë shumë të mirë.”


 
Të gjitha lajmet nga Serie A