Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SUPERKUPA E ITALISË - FINALJA

El Toro godet në fund, Inter fiton Superkupën e tretë me radhë

Foto: FCInter/fb

El Toro godet në fund, Inter fiton Superkupën e tretë me radhë


22 January, 2024 @23:09

Inter ka fituar Superkupën e tretë me radhë të Italisë, me golin e kapitenit Lautaro Martinez në kohën shtesë të ndeshjes (90’+1), për të nisur festën.

Napoli u mbajt mirë, por kartoni i dytë i verdhë i Giovanni Simeones brenda 5 minutave (55’ dhe 60’) bëri që ai të lë bashkëlojtarët me një lojtar më pak në fushë.

E Lautaro me golin e tij vonë në ndeshje mbylli dilemën e fituesit me 0-1, në duelin ku u shpërndanë tre kartona tjerë të verdhë për Napolin e katër për Interin.

Për 90 min. te Napoli luajti Amir Rrahmani, që mori kartonin e parë të verdhë në ndeshje (42’), ndërsa te Interi Kristjan Asllani ishte rezervë përgjatë gjithë duelit.

Për herë të parë Superkupa e Italisë u zhvillua në format duke nisur prej gjysmëfinaleve, por në finale u takuan zhvilluesit tradicional, kampioni dhe fituesi i Kupës, pasi që Napoli e Inter eliminuan lehtë Fiorentinën dhe Lazion përkatësisht.

Me triumfin e sontëm, në pjesën finale të Superkupës që u zhvillua në Riad të Arabisë Saudite, Inter ka arritur trofeun e tetë të Superkupës në histori dhe ka dalë mbi Milanin që ka shtatë Superkupa ndërsa Juventus mbetet i pari me nëntë të fituara.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A