Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

COPPA ITALIA / / / DREJT ÇEREKFINALEVE

Bologna në vazhdime eliminon Interin nga Kupa e Italisë

Bologna në vazhdime eliminon Interin nga Kupa e Italisë


21 December, 2023 @9:14

Lautaro Martinezit penalltia iu mbrojt në kohë të rregullt nga Federico Ragavlia (65’). Ndërsa pas 90-minutave pa gola, Interi avancoi me Carlos Auguston (92’) 1-0! Mirëpo, në vazhdimin tjetër mysafirët bolonjezë shpërthyen me zëvendësuesin holandez Joshua Zirkzee që asistoi dy herë për shokët e skuadrës për të eliminuar mbrojtësin e Kupës nga gara e mëtutjeshme e Coppa Italia.

Lautaro

Bologna siguroi çerekfinalen e Kupës, ndërsa kanë qenë golat e shpejt të Sam Beukemës (112’) dhe Dan Ndoyes (116’) për fitoren 1-2 të ekipit të drejtuar nga Thiago Motta. Me këtë, Bologna festoi në “Giuseppe Meazza” ndërsa u bë ekipi i katërt që siguroi çerekfinalen e garës.

ÇEREKFINALISTËT:

Bologna - Fiorentina
Atalanta/Sassuolo - Milan/Cagliari
Lazio - Roma/Cremonese
Juventus/Salernitana - Frosinone

E TETA E FINALES:

Lazio - Genoa 1-0
Fiorentina - Parma 2-2 (4-1 pen.)
Napoli - Frosinone 0-4
Inter - Bologna 1-2
Milan - Cagliari (2 janar)
Atalanta - Sassuolo (3 janar)
Roma - Cremonese (3 janar)
Juventus - Salernitana (4 janar).


 
Të gjitha lajmet nga Serie A