Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

WALTER MAZZARRI RIKTHEHET TE NAPOLITANËT

Amir Rrahmani nën urdhërat e trajnerit të ri

Amir Rrahmani nën urdhërat e trajnerit të ri


16 November, 2023 @11:52

Pas largimit të Rudi Garcias dhe emërimit të Walter Mazzarrit në krye të skuadrës, Napoli ka mbajtur edhe stërvitjet e para me kryetrajnerin e ri të ekipit. Mazzarri, trajner i njohur italian ka marrë drejtimin e napolitanëve ditë më parë, ndërsa kapiteni i Kosovës që s’erdhi në përballjet e nëntorit me Kosovën, Amir Rrahmani, tash e tutje do të punojë nën urdhërat e trajnerit të ri. Përndryshe, Mazzarri ka drejtuar Napolin edhe më parë, ndërsa ky rikthim i tij është pas një dekade. Trajneri 62-vjeçar ka drejtuar ekipin në periudhën 2009-2013.

Napoli

Tani më ish-trajneri, Rudi Garcia u largua nga posti i trajnerit pas humbjes së fundjavës që e lamë pas, kur ekipi i Napolit pësoi nga Empoli me rezultat minimal 1-0 dhe mbeti 10 pikë larg liderit të Serie A-së, Inter. Pas ndeshjeve kualifikuese të kombëtareve, Napoli ka agjendë të ngjeshur me ndeshje të vështira. I shkon mysafir Atalantës në Serie A, në mesjavës do të jetë mysafir në Real Madrid, kurse në kthim në Serie A, pret Interin dhe i shkon Juventusit.

Walter Mazzarri


 
Të gjitha lajmet nga Serie A