Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PAS DISFATËS SË THELLË

Pushohet nga detyra, trajneri i parë për këtë stinor në Serie A

Pushohet nga detyra, trajneri i parë për këtë stinor në Serie A


20 September, 2023 @13:41

Pas disfatës së thellë të pësuar në fundjavën e kaluar nga Roma, Empoli shkarkoi nga detyra trajnerin Paolo Zanetti. Ky ishte shkarkimi i parë i një trajneri këtë stinor në Serie A, derisa Empoli i fundit në renditjen tabelare pësoi 7-0 të dielën që e lamë pas në Olimpico.

Në vend të tij, Empoli ka emëruar trajnerin Aurelio Andreazzoli (69-vjeç), për të cilin është hera e katërt në karrierë që merr drejtimin e këtij klubi. Ka qenë pikërisht Zanetti që e kishte zëvendësuar Andreazzolin për herë të fundit në detyrë.

Sot, Andreazzoli ka nisur punën edhe zyrtarisht si trajner i ri i klubit, derisa toskanët janë duke u përgatitur për ndeshje ndaj liderit Inter të dielën në “Castellani”.

Aurelio Andreazzoli


 
Të gjitha lajmet nga Serie A