Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SULMUESI SPANJOLL

Morata mund të rikthehet te Juve, nëse Kean shkon!

Morata mund të rikthehet te Juve, nëse Kean shkon!


23 August, 2023 @15:33

Sulmuesi i Spanjës, Alvaro Morata, mund të rikthehet te Juventus ka bërë të ditur sot Sky Sport Italia. Marrëveshja do të bëhet nëse Juventus arrin të lirohet nga sulmuesi Moise Kean, për të cilin ka shprehur interesim rivali i Juventusit, Milan.

Tuttosport gjithashtu ka raportuar për këtë mundësi, gazetë kjo e afërt me bianconerët. Juventus po përgatitet për transferet e shpejta të fundit të afatit kalimtar, ndërsa ka siguruar që tash Moratën - por vetëm nëse Kean largohet nga ekipi.

Pos Milanit, edhe Fulham është i interesuar për Keanin, ndërsa Tuttosport ka shkruar se Morata do të largohet nga Atletico Madridi për rreth 20 milionë euro.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A