Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RIKTHEHET AUSTRIAKU

Inter para zyrtarizimit të Arnautovicit

Inter para zyrtarizimit të Arnautovicit


16 August, 2023 @13:49

Sipas njoftimit të lëshuar nga Foot Italia, Inter është para zyrtarizimit të sulmuesit austriak Marko Arnautovic. Ky i fundit është duke i kryer testet mjekësore sot, ndërsa pritet që sonte ose më së largu nesër të zyrtarizohet si rikthim te nerazzurrët.

Rikthim, pasi që Arnautovic ka qenë pjesë e Interit në stinorin 2009/10 kur drejtohej nga Jose Mourinho. Por, atëherë ai nuk pati shumë hapësirë, duke qenë se në total gjatë stinorit pati 55 minuta!

Austriaku 34-vjeç do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare me Interin, ndërsa nerazzurrët kanë paguar 10-milionë euro në llogari të Bolognës për transferin e tij.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A