Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PORTUGEZI NË ROMË!

Roma zyrtarizon Renato Sanchesin

Foto: asroma.com

Roma zyrtarizon Renato Sanchesin


16 August, 2023 @13:32

Ekipi i Romës ka zyrtarizuar sot mesfushorin portugez Renato Sanches. Portugezi është anëtar i ri i ekipit që drejtohet nga Jose Mourinho, ndërsa mediat kanë bërë të ditur se ai është huazuar prej Paris St Germain për një stinor me obligim blerjeje në stinorin tjetër, nëse piqen “disa” kushte.

Sanches i është bashkuar Leandro Paredesit në kryeqytetin italian, ku ky i fundit iu bashkua ekipit pak para tij, disa orë më parë.

“Klubi është i lumtur që ka arritur marrëveshje me mesfushorin e vlerësuar Renato Sanches,” ka shkruar njoftimi i Romës Twitter, derisa 26-vjeçari pritet të jetë shtesë e rëndësishme në skuadrën e Mourinhos, që në stinorin e kaluar arriti finalen e Ligës së Europës.

Përndryshe Sanches, pos Romës e Parisit ka luajtur edhe për Lille, Bayern, Swansea dhe Benfica, prej ku doli si talent.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A