Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NERAZZURRI

Inter zyrtarizon Carlos Auguston

Inter zyrtarizon Carlos Auguston


15 August, 2023 @19:01

Inter ka zyrtarizuar krahun brazilian Carlos Augusto, që vjen nga Monza. Nerazzurrët kanë huazuar lojtarin me opcion blerjeje nëse arrihen disa kushte.

SkySport Italia ka bërë të ditur se Inter paguan 4.5-milionë euro për huazimin e lojtarit, ndërsa për ta blerë plotësisht kartonin e tij, do të duhet të paguajë edhe 7.5-milionë euro tjera.

Mediat italiane gjithashtu kanë bërë të ditur se braziliani 24-vjeçar do të përfitojë rreth 2.2-milionë euro rrogë vjetore në Giuseppe Meazza.

Në stinorin e kaluar Augusto ka debutuar në Serie A, ndërsa ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë pesë asistime për Monzën.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A