Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ROSSONERËT FITOJNË

Pulisic debuton me gol, Milan fiton

Pulisic debuton me gol, Milan fiton


21 August, 2023 @23:54

Dy ish-lojtarët e Chelseat i kanë dhënë fitore në start të stinorit Milanit. Olivier Giroud me gol e asist, ndërsa Christian Pulisic në debutimin e plotë në Serie A, kanë shënuar shpejt për të siguruar gjithçka për ekipin e Stefano Piolit.

Milan ka mposhtur Bolognën 0-2 [Giroud 11’, Pulisic 21’] dhe kështu ka marrë tre pikët e para në kampionat, ndërsa amerikani ka shënuar me një goditje precize prej 17-metrash.

Giroud

Bologna në anën tjetër vërejti mungesën e Marko Aranutovicit në sulm si dhe të Gary Medelit, derisa ekipi i Thiago Mottës që ishte shumë afër sigurimit të garave evropiane në stinorin e kaluar, do të ketë punë me të rinjtë në ekip si Daniel Ndoye e Joshua Zirkzee. Pos shtyllës befasuese në minutën e parë nga Charalampos Lykogiannis, Bolognës shihet se i duhet komponimi në sulm.

NOTAT E LOJTARËVE:

Bologna: Skorupski 5, Lykogiannis 6, Lucimi 5, Posch 6, Beukema 5, Ndoye 7, Ferguson 6, Aebischer 5, Moro 5, Dominguez 5, Zirkzee 5.
Rez: Orsolini 5, Corazza 5, El Azzouzi 6, van Hooijdon 6, Urbanski 6.
AC Milan: Maignan 7, Hernandez 7, Calabria 6, Tomori 6, Thiaw 7, Reijnders 7, Krunic 7, Loftus-Cheek 5, Leao 8, Giroud 8, Pulisic 8.
Rez: Okafor 6, Kalulu 6, Chukwueze 7, Kjaer 6, Pobega 6.


Kliko X për të larguar reklamën dhe për të shikuar #highlights Bolgona-Milan

 


 
Të gjitha lajmet nga Serie A