Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FIORENTINA

Interesimi i madh, Fiorentina s’e fut në listë Amrabatin!

Interesimi i madh, Fiorentina s’e fut në listë Amrabatin!


23 August, 2023 @15:18

Skuadra e Fiorentinës ka hedhur edhe më shumë “benzinë” në spekulimet lidhur me të ardhmen e mesfushorit maroken të ekipit, Sofyan Amrabat. Kjo, pasi që ekipi vjollcë nga Firenca, nuk e ka futur në listë të lojtarëve për playoff të Ligës së Konferencës ndaj Rapidit të Vjenës.

Për Amrabatin interesim kanë shfaqur Atletico Madrid, Manchester United dhe Liverpool, ndërsa vetë 27-vjeçari është bërë e ditur se nuk ka stërvitur me bashkëlojtarët së fundi.

Marokenit i skadon kontrata me Fiorentinën në qershor të vitit të ardhshëm dhe çmimi është duke i rënë. E Fiorentina po shikon të nxjerrë sa më shumë nga një transfer i mundshëm i tij, edhe pse asnjëra nga ekipet e interesuara nuk e kanë prioritet Amrabatin.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A