Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MILAN PERFEKT!

Giroud 4 në 3, Lukaku debuton te Roma, Milan fiton

Giroud 4 në 3, Lukaku debuton te Roma, Milan fiton


1 September, 2023 @23:13

Francezi me përvojë Olivier Giroud ka vazhduar me formën e tij perfekte në fillim të stinorit, ndërsa Milan ka shënuar fitore në derbin e së premtes ndaj Romës Olimpico.

Giroud ka shënuar golin e parë të ndeshjes, duke konvertuar penalltinë, ndërsa Rafael Leao më pas me gol të bukur thuajse siguroi gjithçka për rossonerët. Deri në fund, ka qenë Leonardo Spinazzola që shënoi golin e nderit për Romën, ndërsa Milan edhe pse luajti gjysmë ore me një lojtar më pak pas kartonit të kuq të Fikayo Tomorit, as inkuadrimi i Romelu Lukakut nga minuta e 71 e ndeshjes, ekipi i Jose Mourinhos nuk arriti më shumë në këtë ndeshje.

Giroud tashmë ka shënuar katër gola nga tre ndeshje në Serie A, ndërsa Milan po vazhdon startin perfekt me nëntë pikë nga tre lojërat e para. Roma, mbetet në një pikë, pas tre xhirove të luajtura.

Kliko X për të larguar reklamën dhe për t’i shikuar golat e ndeshjes


 
Të gjitha lajmet nga Serie A