Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ROSSONERI

Pulisic e Giroud vazhdojnë me gola, Milan bëhet lider

Pulisic e Giroud vazhdojnë me gola, Milan bëhet lider


26 August, 2023 @23:27

Së paku deri nesër mbrëma Milan do të jetë lider i Serie A-së, pasi që në dy ndeshjet e para ka shënuar dy fitore, sonte me stil, derisa amerikani Christian Pulisic ka vazhduar me gol, bashkë me Olivier Giroud që ka konkretizuar penalltitë, për të mposhtur Torinon 4-1 [Pulisic 33, Giroud 43p., 65p., Theo 45+2 - Schuurs 36]. Dyshja Pulisic e Giroud kishin shënuar edhe në fitoren e ndeshjes hapëse të stinorit 2023/24 për rossonerët, kur mposhtën Bolognën jashtë, 0-2.

Mërgim Vojvoda ka luajtur për 90 minuta te Torinoja, por pa arritur të ndalin rossonerët në formën që kanë kapur në fillim të stinorit. Stefano Pioli e nisi ndeshjen me 11-shen e njëjtë sikurse në xhiron e parë, ndërsa pas barazimit nga mysafirët, Milan mori kontrollin e ndeshjes dhe marshoi te fitorja për të kapur trepikëshin e radhës.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A