NERAZZURRËT KALTËRSOJNË "MEAZZAN"
Interi perfekt, demolon Milanin
16 September, 2023 @20:05
Inter ka parakaluar në derbin milanez sonte, derisa ka mposhtur Milanin thellë 5-1. Nerazzurrët kanë qenë dominant gjatë ndeshjes, ndërsa pjesën e parë e mbyllën 2-0, për të fituar krejt ndeshjen 5-1!
Kjo ka qenë fitorja e pestë me radhë e Interit në Derby della Madonnina, hera e parë që e arrin këtë një ekip, ndërsa nerazzurrët për herë të parë i kanë shënuar rossonerëve pesë gola në derbi, që prej vitit 1974. Për rossonerët kjo ka qenë humbja e parë e stinorit, pas tri fitoreve me radhë.
Henrikh Mkhitaryan hapi herët (5’) serinë e golave për Interin, ndërsa një projektil i Marcus Thuramit (38’) vulosi pjesën e parë. Edhe pse mendohej për një moment se Milan do të mund të rikthehet, kur Rafa Leao (57’) shënoi, kjo nuk ndodhi, ndërsa nerazzurrët dominimin e vazhduan me golat e Mkhitaryan (69’), Hakan Çalhanoglu nga penalltia (79’) dhe Davide Frattesi (90’+3).
Mesfushori i Shqipërisë Kristjan Asllani luajti prej minutës së 81 në derbi, pasi që zëvenëdsoi ish-milanistin Çalhanoglu, ndërsa me këtë fitore ekipi i Simone Inzaghit ka katër fitore nga katër ndeshjet e para të stinorit me 12 pikë maksimale dhe me bilanc golash, 13-1!
Kliko X për ta larguar reklamën dhe për t’i shikuar golat e ndeshjes