Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GIORGIO CHIELLINI

Edhe një legjendë italiane pensionohet

Edhe një legjendë italiane pensionohet


12 December, 2023 @23:48

Giorgio Chiellini është pensionuar nga futbolli aktiv në moshën 39 vjeçare. Duke e përshkruar karrierën e tij si një ndër aventurat më intensive dhe të bukura në jetë, kapiteni i Italisë që çoi trofeun e EURO 2020 ndërpreu futbollin aktiv pas 23 vitesh lojë.

Qendërmbrojtësi bëri emër te Juventusi, ndërsa prej qershorit të vitit 2022 ishte pjesë e MLS duke luajtur për Los Angeles FC. Ai e kishte nisur karrierën te Livornoja në vitin 2000, para se të çimentohet si ikonë e Serie A-së dhe e futbollit italian me bianconerët.

Chiellini fitoi nëntë tituj kampioni në Itali rresht, prej 2011 deri më 2022, ndërsa Coppa Italian, pesë herë.


 
Të gjitha lajmet nga Botërori