Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

WORLD CUP!

Botërori 2030: Portugalia, Maroku dhe Spanja - organizatore

Botërori 2030: Portugalia, Maroku dhe Spanja - organizatore


5 October, 2023 @14:39

Edhe pse shumë proklamohet për gjashtë shtete dhe tre kontinete, FIFA ka bërë të ditur se shtetet organizatore të Botërorit 2030 - që përkon me 100 vjetorin e festës së futbollit botëror - do të jenë Portugalia, Spanja dhe Maroku.

Sa i përket gjashtë shteteve dhe tre kontinenteve, është paraparë që për festën e 100 vjetorit, Uruguaji, Argjentina dhe Paraguaji të luajnë ndeshjet e para të tyre si vendas në shtetet e tyre, pasi që Uruguaji ka organizuar Botërorin e parë të FIFAs, 1930.

E pas asaj skuadrat do të shpërndahen në gadishullin iberik dhe pjesën më veriperëndimore të Afrikës, ku Maroku bëhet vetëm shteti i dytë organizator në histori të garës (Afrika Jugore 2010 ka qenë e para), Portugalia gjithashtu merr organizimin për herë të parë, ndërsa Spanja për herë të dytë (ka organizuar Botërorin 1982).

Në anën tjetër, BBC Sport ka bërë të ditur se interesim të madh për organizimin e Botërorit 2034 kanë shprehur Australia me Oqeaninë dhe Azia, derisa FIFA u ka bërë të ditur se aplikimet e tyre do të konsiderohen. Arabia Saudite po shihet si favorite për Botërorin e 2034. Por, të gjitha këto do të zyrtarizohen në Kongresin e ardhshëm.


 
Të gjitha lajmet nga Botërori