AFATI I KANDIDIMIT PËR BOTËRORIN 2034!
Australia tërheq kandidaturën, Arabia Saudite kandidatja e vetme për Botërorin 2034
31 October, 2023 @11:18
(BBC)—Arabia Saudite pritet të jetë nikoqirja dhe organizatorja e Kampionatit Botëror 2034, pasi që Australia ka vendosur që të tërheq kandidaturën për organizimin e turneut më të madh në botë. Federata australiane ka konfirmuar vendimin e saj disa orë para afatit të fundit (sot, të martën, 31 tetor) të FIFAs për shprehje interesi.
Tash, Arabia Saudite mbetet kandidatja e vetme në konkurim për Botëror.
“Ne kemi vendosur që të mos kandidojmë për Botërorin 2034,” ka shkruar ndër të tjera në komunikatën për media të Federatës së Futbollit të Australisë (FA).
Botërori i radhës, 2026 do të mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanadë. Maroko, Portugalia dhe Spanja do të organizojnë Botërorin 2030.
Mbretëria e gjirit ka pasur akuza për investime gjigande në sport duke përdorur ngjarjet e mëdha botërore për të përmirësuar reputacionin ndërkombëtar si shtet - proces i njohur si shpërlarje sportive. Ndërsa princi i kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman për këtë kishte thënë: “Nëse shpërlarja sportive ngrit për 1% GDP-në e vendit tim, do të vazhdojë të bëj shpërlarje sportive.”