Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BIANCONERËT NË KRYE!

Juventus dënon Napolin dhe merr kreun e Serie A-së

Juventus dënon Napolin dhe merr kreun e Serie A-së


8 December, 2023 @23:05

Bianconerët kanë arritur në krye të renditjes së Serie A-së, me fitore në derbin e xhiros ndaj kampionit aktual, Napolit. Një numër i madh i rasteve të humbura të Napolit dhe disa mbrojtje të mira të Szczesnyt kanë bërë që Juventus të kërkojë më vonë rastin, të cilin e gjeti, ndërsa ka qenë Federico Gatti që ka shënuar (51’) për fitoren e bardhezinjëve nga Torinoja, 1-0

Amir Rrahmani ka luajtur për 90 minuta në këtë ndeshje, por ekipi i tij humbi raste të mira në sulm, duke mos arritur të kapë ritmin me kryesuesit e renditjes këtë stinor. Politano , Osimhen më vonë, ndërsa Zielinski nga gjujtja e lirë patën raste të mira, e gjeorgjiani Kvara - vetë me portierin juventin!

Juventus falë Gattit sonte ka vazhduar formën e mirë, duke shënuar fitoren e katërt në pesë ndeshjet e fundit dhe ka marrë kreun e renditjes tabelare, derisa pret gabimin e Interit. Juventus ka aktualisht 36 pikë nga 15 ndeshje, një më shumë sesa Interi me një ndeshje më pak. Napoli në anën tjetër mbetet në 24 pikë me 15 ndeshje të luajtura.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A