Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

INTER KALON BINDSHËM DERBIN NDAJ KAMPIONIT!

Inter dominant ndaj Napolit që ka harruar fitoren në shtëpi!

Fotot: FCInter/ fb

Inter dominant ndaj Napolit që ka harruar fitoren në shtëpi!


4 December, 2023 @9:10

Me një lojë të fortë, dominuese, Inter mbrëmë i ka bërë të ditur në secilën myënyrë kampionit të Italisë, Napoli, që këtë stinor nuk ka çfarë të kërkojë në luftë për mbrojtjen e titullit kampion.

Hakan Çalhanoglu (44’) hapi serinë e golave për Interin me asistim të Nicolo Barellas, për të vazhduar ky i fundit (61’) dhe për ta përfunduar francezi Marcus Thuram për përfundimtaren, 0-3 në të mirë të nerazzurrëve.

Inter

Napoli në anën tjetër, në ndeshjen ku Amir Rrahmani luajti 90 minuta dhe mori karton të verdhë, nuk po arrin të këndellet në shtëpi. Ata tashmë kanë 5 ndeshje pa fitore në “Diego Maradona” në të gjitha garat! ëalter Mazzarri ende po kërkon formulën e fitores në shtëpi!

Minuta te Interi nuk mori Kristjan Asllani, që mbeti në bankën rezervë përgjatë gjithë ndeshjes, derisa Simone Inzaghi tashmë po dominon me lojë në ndeshje të tilla, derisa ekipi i tij aktualisht është lider i Serie A-së me dy pikë më shumë sesa ndjekësi i vetëm serioz, Juventus që ka 33 pikë.

Napoli mbyll xhiron në pozitë të pestë, me 24 pikë nga 14 ndeshje, derisa udhëton në Torino për tu ndeshur me Juventusin në derbin e radhës për napoletanët. Inter në vikendin e radhës pret Udinesen.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A