Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHKARKOHET!

Roma largon José Mourinhon

Foto: ASRoma/ fb

Roma largon José Mourinhon


16 January, 2024 @11:05

Përmes një komunikate të lëshuar sot në mëngjes, Roma ka bërë të ditur se ka larguar nga detyra Jose Mourinhon dhe stafin e tij. Trajneri 60 vjeçar arriti në kryeqytetin italian në maj të vitit 2021 dhe ka fituar Ligën e Konferencës si dhe ka luajtur finalen e Europa Ligës me ekipin.

“Dëshirojmë t’i falenderojmë Jose Mourinhos për pasionin dhe mundin e tij treguar me klubin prej se arriti këtu. Do të kemi kujtime të bukura nga periudha e kaluar me te, por besojmë se ndërrimi i menjëhershëm i trajnerit është në interes më të mirë të klubit,” ka shkruar në njoftimin e botuar në faqen zyrtare të giallorossëve.

Roma pos rezultateve të dobëta, nuk premtonte as me lojën e treguar në fushë. Së fundi, ata mbetën 5 pikë larg pozitës më të poshtme që dërgon në Ligë të Kampionëve, ndërsa u eliminuan nga rivali lokal Lazio prej Kupës së Italisë.

Mourinho mori kartonin e dytë të verdhë me radhë në humbjen nga Lazio, ndërsa më pas krahasoi veten me Harry Potterin, duke thënë se profili i tij “ngriste pritjet” për kapacitetin që kishte ekipi. Roma fitoi vetëm një ndeshje nga pesë të fundit në Serie A, ndërsa ekipi luajti katër derbi radhazi, ku mposhti vetëm Napolin, ndërsa u mposht prej Juevntusit, Milanit dhe barazoi në shtëpi ndaj Atalantës.

Prej se ka marrë drejtimin e Romës, Jose Mourinho ka marrë më shumë kartonë të kuq se secili lojtar e trajner në Serie A. Ai në total u ndëshkua pesë herë me karton të kuq! Përndryshe, kontrata e Mourinhos me Romën përfundonte në fund të këtij stinori.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A