VAZHDON NË SERIE A
Mërgim Vojvoda vazhdon kontratën me Torinon
3 January, 2024 @14:16
Mbrojtësi i Kosovës, Mërgim Vojvoda, do të mbetet si lojtar i Torinos së paku edhe 1.5 vjet. Faqja zyrtare e klubit italian ka bërë të ditur se ka vazhduar kontratën me kosovarin, që luan në disa pozita, deri më 30 qershor të vitit 2025.
Vojvoda 28 vjeç që në shkurt i mbush të 29-tat, këtë stinor ka pasur 14 paraqitje për Torinon në Serie A të Italisë, ndërsa si pjesë e klubit nga Alpet është prej shtatorit të vitit 2020, kur kishte ardhur nga Standardi i Liezhit të Belgjikës.