Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SUPERKUPA ITALIANE

Napoli eliminon Fiorentinën dhe siguron finalen

Napoli eliminon Fiorentinën dhe siguron finalen


18 January, 2024 @22:27

Napoli ku kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani ka startuar sonte në 11-shen e parë të ekipit, ka mposhtur Fiorentinën në kuadër të gjysmëfinales së parë të Superkupës së Italisë për të siguruar finalen.

Napoli ka mposhtur Fiorentinën 3-0 [Simeone 22’, Zerbin 84’, 86’] në përballjen që u zhvillua në Rijad të Arabisë Saudite, ku ekipet italiane po kërkojnë trofeun e parë të vitit.

Në gjysmëfinalen tjetër të Superkupës takohen Inter dhe Lazio, ndeshje kjo që luhet nesër mbrëma me fillim prej orës 20:00. Finalja e Superkupës luhet të hënën mbrëma prej orës 20:00.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A