PASARDHËSI I MOURINHOS!
De Rossi - zgjidhja e vetme e Romës
16 January, 2024 @12:12
Ish kapiteni i ekipit të Romës, Daniele De Rossi pritet të emërohet si zëvendësues i Jose Mourinhos në bankë të AS Romës. La Gazzetta dello Sport ka bërë të ditur se drejtuesit e Romës kanë menduar mirë për pasardhësin e portugezit, ndërsa vetëm De Rossi do të mund të mbulojë mungesën e shefit të shtabit teknik të cilën tribunat giallorosse e donin.
De Rossi pritet të kthehet te Roma pas 4 vitesh, kur u largua nga Roma për të shkuar te Boca Juniors (si lojtar), pastaj ndihmës teknik te kombëtarja italiane si dhe së fundi punoi te Spali, si trajner, edhe pse shkurt, pasi që ekipi e shkarkoi pas 4 muajsh në detyrë. Në Romë, De Rossi mbetet bashkë me Francesco Tottin simbol i klubit. Ai pritet ta pranojë ofertën e drejtuesve të klubit edhe nëse do të ishte zgjedhje jo e mirë për karrierën e tij në zhvillim.