Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DANIELE DE ROSSI RIKTHEHET NË ROMË

Edhe zyrtarisht, De Rossi merr drejtimin e Romës

Foto: ASRoma/ fb

Edhe zyrtarisht, De Rossi merr drejtimin e Romës


16 January, 2024 @14:16

Kontratë afatshkurte, por ashtu siç u tha më parë - Daniele De Rossi nuk mund të refuzonte ekipin ku u rrit dhe u pjek si lojtar. Njëri nga ikonat e klubit romak është zyrtarizuar në këto çaste si trajner i ri i Romës, ndërsa kontrata e tij zgjat deri më qershor të këtij viti.

“Jemi të gëzuar që kemi mundësinë t’ia japim rolin menaxhues të ekipit të parë të AS Romës Daniele De Rossit. Ndjejmë se lidershipi dhe ambicia e tij mund të jenë vendimtare në arritjen e objektivave të klubit deri në fund të këtij stinori,” është thënë në deklaratën e Dan dhe Ryan Friedkin, në faqen zyrtare të Romës.

De Rossi 40vjeçar, iu bashkua kombëtares italiane si staf teknik për të fituar EUROn në vitin 2021, ndërsa më pas punoi për pak muaj si trajner i SPAL-it.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A