Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BIANCONERI I RI

Tiago Djaló mbrojtës i ri i Juventusit

Foto: Juventus

Tiago Djaló mbrojtës i ri i Juventusit


23 January, 2024 @11:46

Mbrojtësi i Portugalisë, Tiago Djalo është lojtar i ri i Juventusit. Bashkëlojtari i deritashëm i Edon Zhegrovës te Lillë ka ardhur në Torino për 3.6 milionë euro, me bonuse që mund të shtohen gati po aq, 3.1 milionë euro.

Djalo 23 vjeç i lindur në Amadora është 190 centimetra i gjatë dhe përveç qendrës së mbrojtjes mund të luajë edhe në secilin krah. Një mbrojtës që mund të transformohet sipas nevojës. Ai është rritur te Sportingu, ndërsa kaloi te Lille prej gjeneratave të reja të Milanit (U19).

Portugezi ka nënshkruar kontratë me bianconerët e drejtuar nga Max Allegri deri në qershor të vitit 2026. Por, ekziston klauzola që mund ta vazhdojë deri në qershor të vitit 2028.

 


 
Të gjitha lajmet nga Serie A