Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

4 KLUBET E MËDHA KUNDËR!

Serie A: Klubet votojnë për 18 apo 20 skuadra në elitë!

Serie A: Klubet votojnë për 18 apo 20 skuadra në elitë!


13 February, 2024 @9:03

(BBC)—Në Milano u mbajt mbledhja e anëtarëve, ndërsa 16 vota shkuan “pro” mbetjes së Serie A-së me 20 klube pjesëmarrëse. Vetëm 4 vota i mori ideja që Serie A të bëhet me 18 klube pjesëmarrëse.

Kanë qenë Inter, Juventus, Milan dhe Roma që kanë votuar për reduktim të elitës së futbollit në gadishullin Apenin.

Mirëpo, shumica vendosi dhe Serie A do të qëndrojë me 20 klube. Ky format i garave që po vazhdon edhe sot, ka nisur prej stinorit 2004/05.

Një propozim për autonomi më të madhe të ligës italiane gjithashtu u aprovua nga klubet, pasi që Serie A po kërkon t’i afrohet modelit të veprimit të Premier Ligës angleze.

Reformat për këtë do të prezantohen në Asamblenë e Përgjithshme të Federatës së Futbollit të Italisë (FIGC) në mars të këtij viti.

“Aktualisht, sistemi nuk i jep Serie A-së autonomi dhe peshë vendimmarrëse që do të duhej të kishte në lidhje me peshën ekonomike që ka,” ka thënë kreu i Serie A-së, Lorenzo Casini.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A