Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

UDINE GODET JUVEN!

Juventus gabon! Udinese fiton dhe ua shuan shpresat për titull

Juventus gabon! Udinese fiton dhe ua shuan shpresat për titull


12 February, 2024 @23:26

Edhe aq pak shpresa nëse kanë pasur për titull kampioni, kësaj radhe e morrën edhe një goditje të rëndë në shtëpi, pasi që Udinese i mposhti me rezultat 0-1 për t’i lënë pa pikë, që do të thotë se Juventusi mbetet 7 pikë pas Interit. E Interi ka një ndeshje më pak të zhvilluar!

Ka qenë mbrojtësi Lautaro Gianetti që ka shënuar në minutën e 25. të ndeshjes për t’ia dhënë fitoren e rëndësishme Udineses për t’i ikur pjesës së rrezikshme të renditjes tabelare, ndërsa përkundër gjithë mundit të treguar bianconerët vendas nuk kanë arritur as të barazojë rezultatin dhe kështu në fund pësuan.

Kjo është humbja e dytë me radhë për Juventusin pas barazimit që e kishin ndaj Empolit dhe tashmë në tre xhirot e fundit të Serie A-së nga 9 pikë të mundshme ata kapën vetëm 1 - që i shuan goxha shpresat e nxënësve të Max Allegrit për t’iu rikthyer scudettos.

 


 
Të gjitha lajmet nga Serie A