Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FINALJA E PARË DHE HISTORIKE E ATALANTAS!

Atalanta për herë të parë në histori, në një finale evropiane!

Atalanta për herë të parë në histori, në një finale evropiane!


9 May, 2024 @23:47

Ndeshja e parë gjysmëfinale, në “Velodrome” kishte përfunduar 1-1, ndërsa në përballjen e kthimit sonte, Atalanta e drejtuar nga Gian Piero Gasperini ka arritur historinë e klubit!

Me Berat Djimsitin si shtyllë të mbrojtjes pa pranuar gol, sonte mposhtën marsejezët 3-0 [Ademola Lookman 30’, Matteo Ruggeri 52’, El Bilal Toure ë90’+4] dhe siguruan finalen e parë të tyre në një garë evropiane.

Atalanta do të udhëtojë në Dublin të Irlandës për finalen e 29 majit ku do të kenë punë ndaj ekipit fantastik të Xabi Alonsos, Bayer Leverkusen, që ka thyer rekordin evropian të pamposhtshmërisë pas 59 vitesh!

E sa i përket bergamasve, ata do të duhet të mendojnë një bust për Gasperinin, që ua siguroi disa 6 vite më parë për herë të parë pjesëmarrjen në Ligë të Kampionëve, ndërsa tash edhe finalen e Europa Ligës (Ligës së Evropës).


 
Të gjitha lajmet nga Europa League