Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VENDIMI PËR EKIPET IZRAELITE!

UEFA merr vendim edhe për ekipet nga Izraeli

UEFA merr vendim edhe për ekipet nga Izraeli


19 October, 2023 @16:36

Shtëpia e futbollit evropian, UEFA ndër të tjera ka marrë sot edhe një Vendim që lidhet me ekipet e futbollit izraelit që garojnë në gara evropiane, kalendari i të cilave është shumë i përpiktë dhe i ngjeshur.

Kështu, duke parë situatën e krijuar në Izrael për shkak të shkaqe sigurie Komiteti Ekzekutiv i UEFA-së ka vendosur që asnjë ndeshje nën çadrën e UEFA-së të mos zhvillohet në territor izraelit deri në vendimin tjetër.

Nga ekipet izraelite Maccabi Haifa dhe Maccabi Tel-Aviv është kërkuar që të dalin shpejt me propozime për stadiumet alternative ku do të mund t’i luajnë ndeshjet si vendas.

Kështu, ndeshjet e disa ekipeve veçse kanë të caktuara datat, por aty nuk është bërë fjalë ende për ekipin kombëtar të futbollit, që ka mbetur dy ndeshje pa zhvilluar, ndaj Zvicrës dhe Kosovës.

UEL: Villareal - Maccabi Haifa, 26 tetor; është shtyer për 6 dhjetor.
UECL: Maccabi Tel-Aviv - Zorya Luhanks, 26 tetor; është shtyer për 25 nëntor.

Ndërkaq, për UEFA Youth League, ekipi i të rinjve të Maccabi Haifës, ka ndërprerë garat dhe automatikisht tutje është kualifikuar Sparta Pragë.


 
Të gjitha lajmet nga Conference League