Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PLZEN - BALLKANI

Paraqitje mjaft e mirë, Ballkani i pafat në Çeki

Foto: FC Ballkani

Paraqitje mjaft e mirë, Ballkani i pafat në Çeki


21 September, 2023 @23:05

Ndaj një kundërshtari tejet të fortë dhe me shumë përvojë në garat evropiane, Plzenit çek, Ballkani sonte zhvilloi paraqitje tejet të mirë.

Për fat të keq, suharekasit u mposhtën 1-0, për ta filluar kështu fazën grupore të Conference League me humbje.

Pjesa e parë ishte kryesisht e barabartë në posedim, me çekët më kërkues sa i përket rasteve për shënim.

Në pjesën e dytë, presioni çek u shtua, por Ballkani me mjaft maturi mbahej mirë, deri në minutën e 73’, kur Kalvach i vendasve shënoi një gol me ndihmën e një devijimi tejet vendimtar. Ky gol doli të ishte i fitores për çekët.

Në ndeshjen tjetër të grupit, Dinamo i Zagrebit fitoi 5-1 ndaj Astanës.

Ndeshjen e ardhshme të grupit Ballkani e luan pikërisht ndaj Dinamo Zagrebit më 5 tetor në Prishtinë.


 
Të gjitha lajmet nga Conference League