Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BALLKANI DREJT ÇEKISË

Kampionët marrin fluturimin drejt Çekisë

Kampionët marrin fluturimin drejt Çekisë


20 September, 2023 @11:27

Dueli i parë nesër. Kundërshtari i njohur. Ndërsa kampioni i Kosovës, ekipi i Ballkanit ka marrë fluturimin sot për në Çeki, ku do të ndeshet me skuadrën e atjeshme Viktoria Plzen.

Viktoria - Ballkani luhet të enjten më 21 shtator me fillim prej orës 21:00. Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja ka bërë përgatitjet e duhura, ndërsa sot është bërë njoftimi se ekipi gjatë ditës do të arrijë atje.

Ballkani bën pjesë në Grupin C të Ligës së Konferencës, ku pos Viktorias, kundërshtarë do të ketë edhe Astanën dhe Dinamon e Zagrebit.

Derisa Ballkani është në formë të mirë në ligën vendore, ku vetëm së fundi k barazuar ndaj Dukagjinit, e njëjta në mos më mirë mund të thuhet edhe për ekipin çek, që ka fituar të pesë duelet e fundit në të gjitha garat.


 
Të gjitha lajmet nga Conference League