Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA KONFERENCA

Daja: Kundërshtari i fortë, por do t’i kundërvihemi

Fotot: FCBallkani/fb

Daja: Kundërshtari i fortë, por do t’i kundërvihemi


21 September, 2023 @9:28

Sot Ballkani nis aventurën e dytë të fazës grupore në Ligë të Konferencës, ndërsa që prej konferencës së mbrëmshme për shtyp të ekipit, trajneri Ilir Daja dhe i gjithë ekipi po tregojnë respekt ndaj kundërshtarit, me shpresë që t’i befasojnë.

Dueli luhet sonte me fillim prej orës 21:00 në Doosan Arena të Plzenit, ndërsa Daja ka thënë se ekipi i tij përkundër forcës së kundërshtarit nuk hynë i dorëzuar në ndeshje.

Edvin Kuc

“Shorti na ra ndaj favoritit, pasi që pos Dinamos dihet që edhe Viktoria është ndër favoritët. Kundërshtari ka përvojë shumë të madhe në gara evropiane, bile ka edhe paraqitje në fazë grupore të Ligës së Kampionëve, ndërsa tash kanë kapur formë të mirë edhe në kampionatin vendor. Ne jemi ekip që për herë të dytë jemi në grupet e Ligës së Konferencës, ndërsa jemi duke e formatizuar ekipin, pasi që kemi pas disa largime nga ekipi gjatë verës,” ka thënë Daja fillimisht gjatë fjalës hyrëse të tij.

Mirëpo, ai ka bërë të ditur se Ballkani si kampion i Kosovës nuk hyn i dorëzuar në ndeshje.

“Ne nuk hymë të dorëzuar, por do të luftojmë për paraqitje sa më të mirë nesër. Ekipi kundërshtar është i fortë dhe ka lojtar mjaft teknik. Ne ende jemi duke e përshtatur ekipin pas largimeve, por besoj që do të dalim fortë në këtë ndeshje,” ka thënë në konferencën e djeshme për shtyp trajneri tiranas i suharekasve.

Çekët janë në formë të mirë. Kanë fituar të gjitha ndeshjet në kampionatin e atjeshëm, ndërsa ekipi secilën ditë po futet në formë edhe më të mirë.

Armend Thaqi

“Plzen është në një formë shumë të mirë. Por, edhe ne në kampionat tonin përkundër problematikave që kemi, kemi 3 fitore e 1 barazim. Ne kemi respekt në nivelin e lojës, por secila ndeshje është e veçantë dhe ka historinë e vetë. Në fund, duke shpresuar edhe në fat shpresojmë të marrim rezultat,” ka thënë ndër të tjera Daja.

Dueli ndërmjet Viktoria Plzenit dhe Ballkanit do të drejtohet nga referët polakë, ku Damian Sylwestrzak do të jetë kryesor, ndërsa Bartosz Heinig dhe Adam Karasewicz do të jenë ndihmësit e parë të tij. Gjyqtari i katërt i ndeshjes është gjithashtu polaku, Wojciech Myc. Pos Viktoria Plzenit, Ballkani në grup ka kundërshtar edhe Dinamon e Zagrebit kroate dhe Astanën kazake. 

 


 
Të gjitha lajmet nga Conference League