Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SONTE DUELI

Ballkani sonte pret Dinamo, kanë mbetur edhe pak bileta

Ballkani sonte pret Dinamo, kanë mbetur edhe pak bileta


5 October, 2023 @11:53

Duel i dytë i fazës grupore dhe i pari si vendas për Ballkanin luhet sonte, me fillim prej orës 18:45 në Prishtinë. Kampioni i Kosovës pret kampionin e Kroacisë në kuadër të Grupit C.

Ballkani ndeshjen e parë e humbi nga Viktoria në Çeki, ndërsa Dinamo mposhti Astanën. Dueli në “Fadil Vokrri” sonte pritet të ketë stadiumin thuajse të mbushur, pasi që sipas asaj që shihet në e-bileta të shitjes online të biletave për ndeshje, kanë mbetur vetëm ato të sektorit Jug, Veri dhe VIP, derisa për Perëndim e Lindje nuk ka më në shitje.

Ballkani ka kryer të gjitha përgatitjet e nevojshme dhe ekipi duket të jetë në formë të mirë, ndësa të përzgjedhurit e Ilir Dajës do të kërkojnë fitoren e parë në grup sonte, duke ditur edhe formën jo të mirë të Dinamos.


 
Të gjitha lajmet nga Conference League