Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BILETAT ONLINE - NË SHITJE

Ballkani bëhet gati për Dinamon e Zagrebit, biletat në shitje

Ballkani bëhet gati për Dinamon e Zagrebit, biletat në shitje


25 September, 2023 @16:57

Kampioni i Kosovës, Ballkani, ka bërë të ditur se prej sot kanë dalë në shitje biletat online për ndeshjen në kuadër të Ligës së Konferecës ndaj Dinamos së Zagrebit.

Ballkani e ka quajtur këtë ndeshje si “super ndeshje evropiane” ndërsa ka bërë të ditur se ato shiten vetëm online dhe jo fizikisht. Dueli në mes të kampionit të Kosovës dhe atij të Kroacisë luhet të enjten në Prishtinë, me fillim prej orës 18:45.

Super ndeshja evropiane po afron! Biletat për takimin ndërmjet Ballkanit dhe Dinamo Zagrebit, tashmë janë në shitje. Ato mund t’i siguroni VETËM përmes platformës online, në linkun e mëposhtëm:
https://eu.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do
Mos harroni, nuk do të ketë shitje në forma fizike, por vetëm online. Për ndeshjen e dytë të grupit C në UEFA Conference League, çmimet e biletave janë këto: Për tribinat Veri dhe Jug 3 euro, atë të Lindjes 5 euro, në Perëndim 10 euro. Ndërkaq çmimi për VIP bileten është  50 euro (ku përfshihet edhe katering). Përballja e dy kampionëve, nga Kosova e Kroacia, zhvillohet më 5 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim në orën 18:45.
Mos harroni, një person mund të blejë deri në katër bileta. Pasi ta siguroni atë, patjetër duhet të jetë e printuar në formatin A4 dhe me kualitet të lartë
.” - ka shkruar Ballkani në njoftim.

Ballkani ka pësuar në ndeshjen e parë ndaj Viktoria Plzenin, në kuadër të fazës grupore të Ligës së Konferencës me rezultat 1-0, ndërsa Dinamo ka mposhtur Astanën 5-1.


 
Të gjitha lajmet nga Conference League