Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ILIR DAJA, PAS NDESHJES

“Karakteri në fushë të lojës, djemtë e bashkuar, janë emërues i përbashkët i historisë”

“Karakteri në fushë të lojës, djemtë e bashkuar, janë emërues i përbashkët i historisë”


5 October, 2023 @22:21

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, në deklaratën e tij dhënë pas fitores së madhe të ekipit që ai drejton ndaj kampionit të shumëfishtë të Kroacisë, Dinamo, ka thënë se karakteri i madh i djemve në fushë të lojës dhe grupi i bashkuar janë emërues i përbashkët i kësaj historie që po bën ekipi.

“Ne kemi bërë punë shumë për këtë histori, performancat e duhura kanë emërues të përbashkët, janë djemtë që kanë shumë elemente pozitive. Ata luftojnë me karakterin e tyre që tregojnë në fushë. Ata janë fitues. Të gjithë bashkë po luftojmë për suksesin. Ndaj Dinamos që ka shumë eksperiencë diferencën e zbusin me luftë të përbashkët, prej atyre që janë në fushë, në bankë edhe ne që jemi prapa,” ka thënë ndër të tjera Daja.

Ballkani ka arritur fitoren e parë në Grupin C të fazës grupore të Ligës së Konferencës, duke mposhtur Dinamon. Në xhiron e parë kampionët e Kosovës u mposhtën nga Viktoria. Në xhiron e radhës luajnë ndaj Astanës.

Raporti i ndeshjes dhe golat


 
Të gjitha lajmet nga Conference League