Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BALLKANI - DINAMO ZAGREB

Ballkani fantastik, gjigandi kroat mposhtet në “Fadil Vokrri”!

Fotot: FFK

Ballkani fantastik, gjigandi kroat mposhtet në “Fadil Vokrri”!


5 October, 2023 @20:39

Çfarë Ballkani fantastik në “Fadil Vokrri” sonte!

Pas humbjes nga Plzeni në ndeshjen e xhiros së parë në Conference League, sonte Ballkani zhvilloi paraqitje fantastike në Prishtinë dhe me plot meritë e mposhti 2-0 Dinamon e Zagrebit, gjigandin kroat të futbollit.

Gjatë gjithë ndeshjes, Ballkani zhvilloi paraqitje tejet të mirë dhe lejoi tejet pak kundërshtarin që të rrezikojë, e në anën tjetër shënoi dy herë për fitore.

Ballkani

Goli i parë u shënua nga Almir Kryeziu në fundin e pjesës së parë (44’), e goli i dytë u shënua nga zëvendësuesi Walid Hamidi (83’) për përfundimtaren 2-0.

Kështu, Ballkani ka 3 pikë pas 2 ndeshjeve të para në grup, kurse ndeshjen e radhës e luan në Prishtinë ndaj Astanës më 26 tetor.

Në ndeshjen tjetër të grupit, Plzeni sonte fitoi 1-2 në udhëtim te Astana. Skuadra çeke tashmë i prin grupit me 6 pikë, Ballkani e Dinamo kanë nga 3, kurse Astana mbetet pa pikë.

 

Ballkani


 
Të gjitha lajmet nga Conference League