Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SEVILLA PËR TË SHTATËN HERË!

Bono hero! Sevilla fiton edhe një trofe të Europa League

Bono hero! Sevilla fiton edhe një trofe të Europa League


31 May, 2023 @23:44

Portieri maroken i Sevillës, Bono, ka dalë në skenë përsëri, ndërsa ekipi i tij ka fituar për të shtatën herë trofeun e Ligës së Evropës. Sevilla, që është rekord-fituesja e kësaj gare, me këtë ka siguruar pjesëmarrjen në Ligë të Kampionëve në stinorin tjetër.

Derisa Sevilla ka shënuar të gjitha penalltitë, 4, Roma dështoi dy herë ku Mancini e Ibanez panë penalltitë e tyre të dëbuara nga Bonoja.

Fitues të ndeshjes nuk ka pasur pas 120-minutave lojë. Dhe ndeshja u desht të vendoset pas ekzekutimit të penalltive. Roma e nisi ndeshjen më e koncentruar në sulm dhe pas një marrjeje topi në mes të fushës, Mancini asistoi te Dybala që shënoi bukur për epërsinë e romakëve. Asnjë shenjë gëzimi për Mourinhon në bankë, që dinte mirë se ç’është finalja.

Në pjesë të dytë Sevilla u këndell, edhe pse kishte një rast të mirë me Rakiticin në pjesë të parë, kur me projektil goditi shtyllën. E goli erdhi pas një krosimi të Navasit, top të cilin Mancini tentoi ta largonte dhe e çoi në portë të vetë për tu barazuar gjithçka, Sevilla 1—1 Roma [Mancini 55ag. - Dybala 34]. (4-1) pas penalltive.

Më tej, Roma largoi dyshen sulmuese Dybala dhe Abraham, për të provuar me Belottin - që ishte i qetë përgjatë gjithë ndeshjes. Loja filloi të ngurtësohej edhe më dhe të tërën që kërkonin skuadrat, pos ndërprerjeve të shumta ishin golat nga ndonjë krosim, kryesisht pas kornerëve, ndërsa për tu theksuar gjatë 90-minutave, një penallti e dhënë për Sevillën u anulua pas shikimit në VAR, ndërsa Roma protestoi për një lojë me dorë në zonë, që nuk u dha sipas sinjalit që mori referi Anthony Taylor nga VAR.

Jose Menidilbar, trajner i Sevillës erdhi dy muaj më parë në krye të skuadrës për të siguruar mbijetesën e ekipit në La Liga. Dhe tashmë, arrin sukses që s’imagjinohej 3 muaj më parë nga klubi.


 
Të gjitha lajmet nga Europa League