Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SUPERKUPA EVROPIANE: REAL MADRID 2-0 EINTRACHT FRANKFURT

Real Madrid vazhdon mbretërimin, Benzema historinë

Real Madrid vazhdon mbretërimin, Benzema historinë


10 August, 2022 @23:04

Paraqitje maestrale, në qetësi, për të fituar trofeun e pestë të Superkupës Evropiane në tetë finalet e zhvilluara për Real Madridin e Carlo Ancelottit, derisa ekipi që fitoi Ligën e Kampionëve mposhti fituesin e Ligës së Evropës në finalen e Superkupës të zhvilluar në Helsinki, 2-0 [Alaba 37, Benzema 65].

Karim Benzema

Toni Kroos, Luka Modric dhe Casemiro kryen punën e zakonshme në mes të fushës, ndërsa David Alaba shënoi për epërsi, kurse në pjesë të dytë Karim Benzema hyri në histori, duke kaluar legjendën e ekipit Raul, për një gol më tepër të shënuar dhe tashmë para tij ka vetëm Cristiano Ronaldon, si golashënues më i mirë në histori të Los Blancosve.

David Alaba

Benzema tash ka 324 gola të shënuara për Real Madridin, ndërsa lë pas Raulin me 323, e Cristiano është me 450 në krye.

Eintracht Frankfurt provoi një-dy herë pak më seriozisht, por Thibaut Courtois ishte në vend për të mohuar shpresat e gjermanëve.

 


 
Të gjitha lajmet nga Champions League