SHORTI I ÇEREKFINALES
Finalistët e Ligës së Konferencës takohen në çerekfinale të Ligës së Evropës
17 March, 2023 @14:52
Finalja e vitit të kaluar të UEFA Conference League që u luajt në Tiranë, ndërmjet Feyenoordit dhe Romës, kësaj radhe do të luhet si çerekfinale e UEFA Europa League.
Shorti i Ligës së Evropës ka dashur që Feyenoord dhe Roma të ritakohen kësaj radhe në një garë më të fortë se në vitin e kaluar, pasi që janë shortuar për duel çerekfinal të kësaj gare.
Përndryshe, Manchester United që llogaritet si favorit do të ndeshet me Sevillën, që është “usta” i kësaj lige, ndërsa Juventus do të përballet me Sportingun që eliminoi Arsenalin pas penalltive dje.
Dueli tjetër çerekfinal është Bayer Leverkusen ndaj belgëve befasues të St Gilloise.
Ndeshjet e para do të luhen më 13 prill, ndërsa ato të kthimit më 20 prill.
ÇEREKFINALET E EUROPA LEAGUE:
1. Manchester United - Sevilla;
2. Juventus - Sporting;
3. Bayer Leverkusen - St Gilloise;
4. Feyenoord - Roma.
GJYSMËFINALET E EUROPA LEAGUE:
A. Fituesi 2 - Fituesi 1
B. Fituesi 4 - Fituesi 3
FINALJA E EUROPA LEAGUE:
Fituesi A - Fituesi B.