Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PAS RRETH 6 MUAJSH PUNE

Sevilla shkarkon Jorge Sampaolin

Sevilla shkarkon Jorge Sampaolin


21 March, 2023 @15:38

Skuadra e Sevillës ka shkarkuar trajnerin argjentinas të ekipit, Jorge Sampaoli sot, pasi që ekipi mbetet vetëm dy pikë mbi zonën e rënies në La Liga të Spanjës. Sampaoli 63-vjeçar iu bashkua ekipit në tetor të vitit të kaluar, ndërsa ekipi u mposht në pesë nga shtatë ndeshjet e fundit në të gjitha garat.

Jorge Sampaoli

Përkundër krizës, Sevilla ka arritur të kalojë në çerekfinale të Europa Ligës dhe të sigurojë shortin ndaj Manchester Unitedit, që pritet të jetë ndër duelet më interesante të kësaj faze në garë. Klubi shkroi në njoftim se është duke punuar që të gjej sa më shpejt zëvendësimin e duhur, ndërsa deri në fund të stinorit në La Liga kanë mbetur edhe 12 xhiro.


 
Të gjitha lajmet nga Europa League