Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PLAYOFF I EUROPA LEAGUE

Barcelona - Manchester United, super dueli i Europa Ligës!

Stadiumi i Budapestit, ku do të luhet finalja e Ligës së Europës/ Foto; uefa.com

Barcelona - Manchester United, super dueli i Europa Ligës!


7 November, 2022 @13:33

Është hedhur edhe shorti për pjesën e parë të së tetës së finales së Europa Ligës sot, ndërsa dueli më interesant pritet të jetë ai ndërmjet Barcelonës dhe Manchester Unitedit.

Në shortin e sotëm të Europa Ligës, nuk kanë marrë pjesë ekipet që kanë përfunduar si të parët në grup gjatë fazës grupore, ndërsa në short janë takuar skuadrat e rëna nga Champions League (të tretat në grupe) dhe vendet e dyta në fazën grupore të Europa Ligës.

Barcelona vs. Manchester United

Në shortin e radhës, takohen fituesit e ndeshjeve të mëposhtme ndaj fituesve të grupeve të fazës grupore të Europa Ligës.

SHORTI I EUROPA LIGËS:

Barcelona (ESP) - Manchester United (ENG)
Juventus (ITA) - Nantes (FRA)
Sporting (POR) - Midjylland (DEN)
Shakhtar (UKR) - Rennes (FRA)
Ajax (NED) - Union Berlin (GER)
Leverkusen (GER) - Monaco (FRA)
Sevilla (ESP) - PSV (NED)
Salzburg (AUT) - ROMA (ITA).

Europa League

Skuadrat që futen në short pasi që të luhen ndeshjet e lartëcekura janë: Arsenal, Fenerbahce, Betis, Union SG, Sociedad, Feyenoord, Freiburg, Ferencvaros.


 
Të gjitha lajmet nga Europa League