Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DATAT E NDESHJEVE TË PARA

Ekipet e Kosovës mësojnë rivalët në rrethin e parë kualifikues

Foto: FCBallkani/fb

Ekipet e Kosovës mësojnë rivalët në rrethin e parë kualifikues


Teksti: FFK

20 June, 2023 @16:12

Sot në selinë e UEFA-së në Nion është bërë tërheqja e shortit për rundin e parë të edicionit të ri në Ligën e Kampionëve. Kampioni i Kosovës, FC Ballkani në këtë fazë të garave do të ketë sfidë të vështirë, pasi do të ballafaqohet me kampionin e Bullgarisë, Ludogorets.

Ndeshjen e parë Ballkani do ta luajë në Prishtinë, më 11 ose 12 korrik, derisa atë të kthimit në Bullgari, më 18 ose 19 korrik. Ludogorets e ka dominuar futbollin në Bullgari që një kohë të gjatë, duke u shpallur 12 herë radhazi kampion i këtij vendi, derisa ka fituar edhe tri herë kupa dhe gjashtë Superkupa. Po ashtu, kjo skuadër bullgare ka arritur të luajë dy herë edhe në fazën e grupeve të Championsit, në edicionet 2014/15 dhe 2015/16.

UEFA draw

Edhe SC Gjilani dhe FC Dukagjini i kanë mësuar lundërshtarët e rundit të parë në Ligën e Konferencës. Gjilanasit do të përballen me skuadrën nga Luksemburgu, FC Progres Niederkorn, derisa Dukagjini do të luajë kundër skuadrës nga Gjibraltari, FC Europa. Ndeshjet e para të këtij rundi zhvillohen më 13 korrik kurse ato të kthimit më 20 korrik.

Skuadra tjetër kosovare e cila do të marrë pjesë në Evropë, FC Drita, garat do t’i nisë nga faza e dytë, shorti i së cilës hidhet më vonë. ◼️


 
Të gjitha lajmet nga Conference League