Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TELASHET E MANCHESTER UNITEDIT ME LËNDIME

Dy qendërmbrojtësit lëndohen, njëri mbyll stinorin

Dy qendërmbrojtësit lëndohen, njëri mbyll stinorin


15 April, 2023 @0:31

Nuk po qëndrojnë gjërat mirë te Manchester United dhe atë veçanërisht tash kur futbollistët duhen të jenë në formën më të mirë në afrimin e fundit të sezonit.

Pas lëndimit të Marcus Rashfordit, Manchester United ka bërë të ditur se lëndimi i qendërmbrojtësit Lisandro Martinez është shumë serioz dhe se ai ka mbyllur stinorin 2022/23. Argjentinasi ka pësuar frakturë në ashtin metatarsal të këmbës, ka bërë të ditur manutd.com sot.

Por këtu nuk përfundojnë telashet e ekipit të Erik ten Hagut. Edhe Raphael Varane është lënduar në ndeshjen e njëjtë, ndaj Sevillës në kuadër të Europa Ligës, ndërsa lëndimi i tij do ta mbajë atë jashtë për disa javë, ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit.


 
Të gjitha lajmet nga Europa League